Kontrollor të procesit të përpunimit kimik

Kontrollori i procesit të përpunimit kimik vepron dhe vëzhgon fabrikën kimike dhe makineritë e ndryshme multifunksionale të cilat komandojnë proceset. Ai rregullon dhe mirëmban njësitë dhe pajisjet e procesimit të cilat distilojnë, filtrojnë, ndajnë, nxehin ose rafinojnë kimikate të ndryshme. Ai mund të punësohet si supervizor në fabrika të prodhimit të ushqimeve të ndryshme, produkteve industriale dhe të ndërtimit, etj.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Manovrojnë panele kontrolli të kompjuterizuara nga dhoma qendrore e kontrollit për të monitoruar dhe optimizuar proceset fizike dhe kimike për disa njësi të ndryshme
  • Rregullojnë sipas rastit pajisjet të tilla si valvula, pompa si dhe pajisje të kontrollit dhe proceseve
  • Kontrollojnë përgatitjen, matjen dhe ushqimin e lëndës së parë dhe agjentëve të procesit të tilla si agjentë katalizues dhe filtrues në prodhim
  • Kontrollojnë fillimin dhe mbylljen e procesit, parandalojnë avari të ndryshme potenciale dhe monitorojnë nga jashtë pajisjet e përfshira në proces
  • Verifikojnë dhe ekzaminojnë pajisjet për ndonjë mosfunksionim të mundshëm, duke kryer teste rutinë dhe përgatitje për mirëmbajtjen e tyre

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...