Punëtor qepës tëtjerë

Punëtorët qepës të tjerë prodhojnë, përshtatin dhe riparojnë rroba për veshje të qepura me makinë ose të punuara me dorë. Ata prodhojnë rroba të bëra sipas masës së marrë për veshje të tilla si kostume, pallto e pardesy, fustane të bëra nga copa prej pëlhure, tekstili, punime prej lëkure të lehtë, pelush dhe materiale të tjera. Ata bëjnë kapele apo paruke sipas specifikave të konsumatorëve dhe sipas prodhuesit të veshjeve.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Bëjnë pallto, kostume, funde, këmisha, bluza, të brendshme, korse, kapele, paruke dhe veshje të ngjashme, kryesisht sipas kërkesave të paraqitura nga ana e klientëve individuale
  • Përzgjedhin pëlhura tekstile, lëkurë apo material për peliçe të cilat përputhen me madhësinë e dëshiruar, ngjyrën, përbërjen dhe cilësinë e rrobës
  • Marrin masat e klientit duke përdorur metër shirit dhe mbajnë shënim matjet e gjetura
  • Presin copat për t’i dhënë atyre formën e modeleve të veshjeve dhe i rregullojnë ato në modele në përputhje me dizajnin e përcaktuara të veshjeve
  • Bëjnë ndryshime në stil veshje, të tilla si ngushtimin në fund të këmbëzave të pantallonave, ngushtimin e jakës së xhaketës si edhe vendosin apo heqin vata
  • Përzgjedhin dhe modifikojnë modelet komerciale për klientët dhe prodhuesit e veshjeve sipas specifikimeve dhe të përputhshmërisë
  • Përshtatin, ndryshojnë dhe riparojnë veshje të qepura më përpara, të tilla si fustane, xhaketa dhe veshje të tjera të bëra me masë sipas kërkesave të klientëve
  • Punojnë dhe kujdesen për veshje e pajisje që përdoren në jetën e përditshme si edhe në shfaqje teatrale, televizive dhe në prodhimet kinematografike të tilla si kostume, punime të lëkurës, gëzof, dorashka, çadra, zbukurime të veshjeve popullore etj.
  • Përthyejnë, përdredhin dhe stolisin materiale të tilla si atllas ose mëndafsh
  • Qepin fjongo apo copëza në formën e luleve artificiale apo harkojnë në rreth kurorë dhe dekorojnë kapele rreth e qark tyre
  • Qepin dhe bashkojnë materiale dhe fill flokësh për të bërë paruke
  • Përziejnë hijet e ngjyrave të flokëve për t'i dhënë pamjen natyrore parukeve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...