Profesionistë personeli dhe karriere

Specialistët e personelit dhe zhvillimit të karrierës ofrojnë shërbime profesionale të lidhura me politikat e personelit, rekrutimit në punë, analizës së vendeve të punës, këshillimit të karrierës dhe orientimit profesional. Ata përgatisin përshkrimet e profesioneve, specifikimet e punës, informacionin për punësimin apo pozicionin e punës dhe sugjerojnë ndryshimet në sistemet e klasifikimit të profesioneve.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Këshillojnë mbi politikat e rekrutimit të punonjësve, mbi vendet e punës, trajnimet profesionale, promovimet në punë, kompensimet dhe për marrëdhëniet punëdhënës- punëmarrës në fushat e politikës së personelit
  • Kryejnë detyrat e specialistit të personelit, duke u marrë konkretisht me rekrutimet, përzgjedhjen, trajnimet, promocionin, kompensimet për personelin, lejet e tyre etj.
  • Monitorojnë performancën e personelit dhe prezencën e tyre
  • Kujdesen për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e gjithë punonjësve
  • Miratojnë përshkrimet e punës dhe bëjnë njoftimet-reklamë për punë të reja të organizatës
loading...
Loading...