Nëpunës personeli

Nëpunësi i personelit ruan dhe përditëson të dhënat për personelin, të tilla si transferimet, promocionet dhe ngritjet në detyrë; përditësimin e informacioneve të reja, informacionin e vlerësimit të performancës për punën e kryer në institucion; sasinë e ditëve dhe datave të kryerjes së lejes vjetore, pagat si edhe kualifikimet e trajnimet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Përditësojnë informacionin mbi dinamikën e punësimeve dhe pagave të punonjësve në institucion
  • Përditësojnë të dhënat mbi kualifikimet dhe trajnimet e personelit
  • Mbajnë të dhëna në dosje elektronike dhe në letër për punëtorët në përgjithësi dhe të rinjtë në veçanti
  • Kontrollojnë mbi saktësinë e të dhënave për punonjësit që kanë aplikuar për punësim
  • Intervistojnë dhe vlerësojnë personat kandidatë për të filluar një punë të caktuar
  • Përpunojnë kërkesat për punësim dhe përcaktojnë specifikimet bazë për fillimin e punës
  • Promovojnë dhe përditësojnë të dhënat për vende pune të hapura në institucion

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...