Prodhues të instrumenteve dhe veglave

Prodhues të instrumenteve dhe veglave prodhojnë dhe riparojnë vegla dhe instrumente, armë sportive, çelësa, modele, pjesë makinerish dhe artikuj të tjerë metalike duke punuar me dorë dhe duke përdorur mjete pune për të punuar metalet me precizion të lartë.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Parapërgatitin makineritë dhe pajisjet për punë
  • Përzgjedhin mjetet e punës dhe materialet e nevojshme
  • Lexojnë dhe interpretojnë skica dhe specifikime të duhura të mjeteve, prototipave ose modeleve të caktuara
  • Përgatitin skica dhe modele dhe përcaktojnë radhën e proceseve të punës
  • Përcaktojnë përmasat, madhësitë, format dhe tolerancat e pjesëve, bazuar në specifikimet teknike
  • Pozicionojnë, sigurojnë dhe bëjnë matjen e metalit ose detalit të derdhur për përpunim
  • Punojnë modele metalesh për derdhje në fonderi
  • Përdorin veglat dhe pajisjet e duhura për të prerë, kthyer, frezuar, shpuar apo për t’i dhënë forma të ndryshme detalit sipas përmasave të skicës
  • Riparojnë dhe modifikojnë armë sportive dhe armë të tjera të vogla
  • Prodhojnë, montojnë, riparojnë dhe instalojnë pjesë të bravës
  • Verifikojnë cilësinë e pjesëve të përfunduara në përputhje me specifikimet teknike, duke përdorur instrumente matës të precizionit të lartë
loading...
Loading...