Montues të litarëve të зelikut dhekabllove metalike

Montuesi i litarëve të çelikut dhe kabllove metalike instalon mekanizma për të zhvendosur dhe pozicionuar pajisje të ndryshme si edhe elementët e tyre përbërës strukturorë. Ai instalon dhe mirëmban kavot, litarët dhe telat e tjerë metalikë në kantieret ku ngrihen objekte ndërtimi, në anije, në avionë, në ashensorë, në teleferikë, në ura, në puse nafte e gazi si edhe në struktura të tjera të ngjashme.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Përcaktojnë madhësinë, formën dhe peshën e objekteve që janë për t’i lëvizur dhe vendosin për llojet e pajisjeve që duhen përdorur për zhvendosjen e tyre
  • Instalojnë dhe riparojnë kavo, litarë, tela, mjete ngritëse dhe pajisje të ndryshme të këtij lloji
  • Bashkojnë, riparojnë dhe vendosin pjesë shtesë në tela, litarë dhe kavo të trashësive të ndryshme
  • Punojnë si pjesë e ekipit për të ngritur dhe riparuar kullat për shpim për puse uji, gazi e nafte
  • Montojnë dekorin, ndriçimin dhe pajisje të tjera në skenat e teatrit apo të vendeve të xhirimit të filmave
  • Instalojnë dhe mirëmbajnë kullat e transmetimit, rrugët e kavove ajrorë, trenat elektrikë kabinat e skive dhe infrastruktura të tjera të ngjashme me to

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...