Oficerë policie

Polici merret me ruajtjen dhe vendosjen e qetësisë publike, rendit dhe zbatimin e ligjit. Ai ruan dhe mbron personat dhe pasurinë nga veprimet e paligjshme, ndjek dhe shoqëron të dyshuarit dhe arreston autorët e veprave penale. Polici rrugor drejton trafikun dhe merr masat e duhura në rast aksidenti. Ai mund të punësohet në reparte të policisë së ruajtjes së rendit, kompani shërbimi të ruajtjes dhe mbrojtjes së rendit dhe pasurisë, institucione publike dhe private, në port, në supermarket, në bankë, kompani të lojërave të fatit etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Veshin uniformën dhe përgatiten për fillimin e punës
  • Kryejnë veprimet duhura për marrjen e shërbimit
  • Marrin udhëzimet nga oficeri i informacionit për shërbimin e turnit
  • Marrin shërbimin me proces-verbal duke bërë kontrollet dhe verifikimet e duhura
loading...
Loading...