Inspektorë dhe detektivë policie

Inspektori/ja i/e policisë dhe detektivi/ja heton fakte dhe rrethana që lidhen me krimet e kryera në mënyrë që të identifikojë shkelësit e dyshuar dhe të marrë informata e nevojshme në dispozicion, në lidhje me qëndrimet, rrethanat dhe sjelljet e personave, me qëllim parandalimin e krimeve apo shkeljeve të ligjit. Ai/Ajo kryen arrestime të shkelësve të ligjit, duke zbatuar procedurat përkatëse, merr pjesë në seanca gjyqësore duke dëshmuar për rrethanat dhe rezultatet e hetimeve, si dhe raportonte eprorët rreth rrethanave dhe rezultatet e hetimeve. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të niveleve të ndryshme që ofrojnë shërbime inspektimi, në prokurori, në institucionin e avokatit të popullit, institucione të tjera të drejtësisë, institucione të tjera apo të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë detyra procedurale dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar hierarkinë institucionale
  • Vendosin kontakte me burime të informacionit në lidhje me krimet e planifikuara apo të kryera, me qëllim parandalimin e tyre ose identifikimin e shkelësit e dyshuar
  • Marrin dhe verifikojnë prova duke shqyrtuar skena të krimit dhe të aksidenteve për fakte dhe prova fizike
  • Intervistojnë dëshmitarët dhe të dyshuarit për të zbuluar fakte dhe prova të mundshme
  • Analizojnë dokumentet dhe dosjet kompjuterike për të zbuluar fakte dhe prova shtesë
  • Analizojnë provat për të zbuluar krimet, identifikuar aktivitetin kriminal dhe për të mbledhur informacione shtesë për rastet në gjykim
loading...
Loading...