Shoferë makinash taksish dhe fugonësh

Shoferi i makinave, taksive dhe furgonave merret me transportin e udhëtarëve, mallrave, postës, etj. Ai drejton mjetet motorike duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm duke zbatuar rregullat e transportit të udhëtarëve dhe të mallrave. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kontrollojnë mjetin motorik para fillimit të punës
  • Drejtojnë mjetet motorike për të transportuar udhëtarë, mallra, postën etj
  • Ndihmojnë pasagjerët për bagazhet e tyre
  • Kontrollojnë çmimet dhe pagesat për dërgesat ose dokumente që vërtetojnë dërgesat dhe grumbullojnë pagesat përkatëse
  • Përdorin pajisjet operative të telekomunikacionit për të raportuar vendndodhjen dhe disponueshmërinë e tyre
  • Përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion
  • Ndihmojnë pasagjerët me aftësi të kufizuara fizike, në lëvizjet e tyre
  • Përdorin pajisje për të lehtësuar ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave apo lëvizjen e udhëtarëve me aftësi të kufizuara fizike
loading...
Loading...