Nëpunës të zyrave të tatim-taksave

Nëpunësi/ja i/e të zyrave të tatim-taksave kryen detyra procedurale, administrative dhe këshilluese dhe udhëzuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, shqyrton deklarata tatimore, faturat e shitjes dhe dokumentet e tjera për të përcaktuar llojin dhe sasinë e taksave, detyrimeve dhe llojet e tjera të taksave që duhet paguar nga individë apo biznese. Ai/Ajo përgatit, përpunon, kontrollon, dokumente të ndryshme tatimore, regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose manuale, lëshon vërtetime sipas kërkesave të tatimpaguesve, si dhe kryen sekuestrimin e vlerave monetare dhe materiale, të përfituara në mënyrë të paligjshme apo ekzekutimin e sanksioneve ligjore të vendosura nga organet tatimore në bazë të urdhrit të sekuestrimit të nxjerrë nga organi epror. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të shërbimeve të tatim-taksave, të niveleve të ndryshme apo institucione të tjera.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Këshillojnë organizatat e individët mbi zbatimin e ligjeve shtetërore, rregulloreve dhe udhëzimeve apo ndryshimeve e tyre në lidhje me procedurat, përcaktimin dhe pagesën e taksave, detyrimeve dhe tarifave të tjera shtetërore, si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre
  • Kontrollojnë deklaratat tatimore, faturat e shitjes dhe dokumentet e tjera për të përcaktuar llojin dhe sasinë e taksave, detyrimeve dhe lloje të tjera të taksave për t’u paguar
  • Kryejnë hetime mbi të dhënat e kontabilitetit, sistemet dhe kontrollet e brendshme të organizatave për të siguruar pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret tatimore
  • Kryejnë detyra administrative për të dokumentuar gjetjet duke mbajtur shënime dhe raportuar për veprimet e ndërmarra

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...