Nëpunës të dhënies së licencave të ndryshme

Nëpunësi/ja i/e dhënies së licencave të ndryshme kryen detyra administrative dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, këshillon organizata dhe individë mbi ligjet dhe rregulloret, kriteret dhe procedurat e dhënies se licencave profesionale, llojin e licencës së kërkuar dhe kushtet e bashkangjitur për licenca të tilla, si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre. Ai/Ajo shqyrton kërkesat për licencë për të eksportuar apo mallrat e importit, të ngritur biznese, të ndërtuar shtëpi apo struktura të tjera ose për të marrë pasaporta apo leje profesionale, përcakton pranueshmërinë e kërkesave për dhënien e licencave ose pasaportave, identifikon kushteve ose kufizime specifike që i bashkëngjiten licencave të lëshuara, duke iu referuar procedurave dhe udhëzimeve të paracaktuara, si dhe miraton ose refuzon licencat apo pasaportat profesionale. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të niveleve të ndryshme të qeverisjes qendrore e lokale apo institucione të tjera të përcaktuara me ligj.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Këshillojnë organizata dhe individë mbi ligjet dhe rregulloret, kriteret dhe procedurat e dhënies se licencave profesionale, llojin e licencës së kërkuar dhe kushtet e bashkangjitur për licenca të tilla, si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre
  • Shqyrtojnë kërkesat dhe dokumentet përkatëse për të përcaktuar nëse një licencë mund të jepet dhe kushtet që duhen bashkëngjitur
  • Verifikojnë dokumentacionin e nevojshëm provues të çdo aplikimi, të paraqitur dhe sipas rastit, kërkojnë dokumente plotësuese
  • Shqyrtojnë kërkesat e aplikimeve dhe miratimin e lëshimit të pasaportave
  • Kryejnë testimet e nevojshme dhe administrimin e tyre për dhënien e licencës
loading...
Loading...