Nëpunës të tjerë të fushës jo të klasifikuar diku tjetër

Nëpunësi/ja i/e fushës jo e klasifikuar diku tjetër përfshin profesionistët shtetëror të pa klasifikuara diku tjetër në grupin e madh 3, për shembull: inspektorë bujqësore, peshkimit, pyjeve, çmimeve, pagave, peshave dhe masave, specialistë të sigurisë publike apo inspektorë të tjerë. Ai/ajo kryen inspektime dhe kontrolle të ndryshme të fushës përkatëse për të siguruar veprimtarinë e tyre në përputhje me legjislacionin dhe standardet përkatës. Ai/Ajo përgatit raporte, si dhe materialet e duhura për t’i paraqitur në institucionet përgjegjëse. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të niveleve të ndryshme të inspektimit dhe kontrollit të fushave të bujqësisë, peshkimit, pyjeve, çmimeve, pagave, peshave dhe masave, ...apo institucione të tjera.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë inspektimin e vendeve të biznesit për të siguruar përdorimin e masave dhe matje të rregullta dhe të sakta në tregti
  • Monitorojnë rregullimin e çmimeve për të vlerësuar përshtatshmërinë e shpenzimeve për mallra dhe shërbime për mbrojtjen e interesave të konsumatorit
  • Monitorojnë rregulloren e pagave për të siguruar nivelet e duhura të pagës për punën e kryer dhe për të vlerësuar pajtueshmërisë me legjislacionin e standardeve të punësimit
  • Kryejnë inspektime të ndryshme në fushën e bujqësisë për të siguruar pajtueshmërinë e veprimtarisë me legjislacionin e standardet përkatëse të fushës
loading...
Loading...