Nëpunës të lartë të administratës shtetërore

Nëpunësit e lartë të administratës shtetërore ofrojnë këshilla profesionale dhe marrin masa për zbatimin e politikave qeveritare, mbikëqyrin ecurinë e zbatimit të këtyre politikave, sigurojnë zbatimin e legjislacionit nga departamentet dhe agjencitë qeveritare, si dhe përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë jashtë vendit apo veprojë në emër të saj për atë pjesë të pushtetit që ato janë kompetentë. Ata mund të kryejnë edhe detyra të ngjashme në organizatat ndërqeveritare. Nëpunës të lartë të administratës shtetërore mbikëqyrin, evidentojnë dhe vlerësojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ushtrimin e kompetencave dhe aktivitetet e përgjithshme të qeverisjes vendore, departamenteve, ndërmarrjeve publike dhe agjencive të ndryshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Ushtrojnë dhe/ose mbështesin titullarin e institucionit në ushtrimin e kompetencave të tij
  • Sigurojnë zbatimin e politikave dhe kontrollojnë mënyrën e zbatimin të tyre
  • Sigurojnë drejtimin, mbikëqyrjen dhe koordinimin e institucionit për të cilin janë përgjegjës
  • Sigurojnë bashkëpunimin me institucione të të njëjtit pushtet, si dhe me institucionet e organeve të pavarura dhe qeverisjes vendore
  • Sigurojnë administrimin me efektivitet dhe eficiencë të burimeve financiare, materiale dhe njerëzore të institucionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi
  • Marrin masa disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për nëpunësit nën varësi të tyre, si dhe ndaj çdo subjekti tjetër të caktuar me ligj
  • Kontrollojnë dhe marrin masa për zbatimin e programeve të Këshillit të Ministrave për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit përkatës
  • Sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për fusha të posaçme, nga institucioni që është nën përgjegjësinë e tyre
  • Lidhin marrëveshje të ndryshme me institucione të ndryshme brenda fushës së veprimtarisë së tyre

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...