Ligjvënës dhe drejtues të lartë shtetëror

Ligjvënësit dhe drejtuesit e lartë shtetërorë përcaktojnë, hartojnë, normojnë dhe zbatojnë politikat shtetërore, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel vendor. Ata marrin pjesë në hartimin e legjislacionit të ri dhe në ndryshimet e legjislacionit ekzistues, përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë, nëpërmjet procedurës parlamentare. Ligjvënësit dhe drejtuesit e lartë shtetërorë kontrollojnë dhe vlerësojnë veprimtarinë e organeve të administratës publike, organeve të pavarura të nivelit qendror dhe vendor, si dhe të agjencive të ndryshme ligj zbatuese.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Marrin pjesë ose kryesojnë punimet e organit legjislativ, si dhe në organet përfaqësuese
  • Marrin pjesë në përcaktimin, hartimin dhe drejtimin e politikave shtetërore në nivel qendror apo vendor
  • Marrin pjesë në hartimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e legjislacionit duke iu përmbajtur parashikimeve kushtetuese dhe ligjore
  • Marrin pjesë në komisionet, këshillat parlamentare apo komitete administrative duke ushtruar edhe të drejtat që rrjedhin nga anëtarësimi në këto struktura
  • Hetojnë çështje të veçanta që paraqesin interes publik
  • Mbajnë lidhje me zgjedhësit, të cilët e kanë zgjedhur dhe transmetojnë problematikat e tyre duke propozuar edhe një zgjidhje para legjislativit dhe /ose ekzekutivit, si dhe i mbajnë, zgjedhësit të informuar mbi politikat e qeverisë
  • Marrin pjesë në bisedime me ligjvënës e tjerë, si dhe me përfaqësues të grupeve të interesit në mënyrë që të bashkërendojë interesat e ndryshme me qëllim arritjen e marrëveshjeve dhe hartimin e politikave
  • Kërkojnë shpjegime nga institucione të administratës shtetërore brenda kompetencave të tyre
loading...
Loading...