Inspektorë tëdoganave dhe të kufirit

Inspektori/ja i/e doganave dhe kufirit kryen kontrollin dhe vrojtimin e kufijve kombëtarë dhe ujërave bregdetare, kontrollin e dokumenteve të udhëtimit të personave që kalojnë kufijtë kombëtarë, inspektimin e bagazheve të personave apo mjetet e transportit për importin-eksportin e mallrave dhe monedhave, duke siguruar zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi. Ai/Ajo kontrollon dhe verifikon përputhshmërinë e deklarimit me dokumentacionin shoqërues duke bërë dhe matjet apo peshimet e duhura, me mjetet përkatëse, si dhe informon me shkrim eprorin direkt për ecurinë e situatës lidhur me detyrën funksionale dhe masat e zbatuara. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione kufitare dhe doganore të niveleve të ndryshme.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë kontrollin dhe vrojtimin e kufijve kombëtarë dhe ujërave bregdetare për të ndaluar personat që mundtë hyjnë apo të largohen nga vendi, në mënyrë të paligjshme apo importimin ose eksportimin e monedhës ose të mallrave në mënyrë të paligjshme
  • Kontrollojnë dokumentet e udhëtimit të personave që kalojnë kufijtë kombëtarë për të siguruar që ata kanë autorizimet dhe certifikatat e nevojshme
  • Inspektojnë bagazhet e personave që kalojnë kufijtë kombëtarë për të siguruar se ajo përputhet me rregulloret dhe udhëzimet shtetërore në lidhje me importin ose eksportin e mallrave dhe monedhave
  • Shqyrtojnë dokumentet e transportit dhe mallrave të automjeteve që kalojnë kufijtë kombëtarë për të siguruar përputhshmërinë me rregulloret dhe udhëzimet shtetërore në lidhje me mallrat në tranzit dhe importin-eksportin e mallrave, si dhe për të verifikuar kryerjen e pagesave të nevojshme
  • Kontrollojnë dhe verifikojnë përputhshmërinë e deklarimit me dokumentacionin shoqërues, duke përdorur pajisjet e ndryshme të vëna në dispozicion për kryerjen e funksioneve të tij, përfshirë këtu edhe ato të matjes së radioaktivitetit
  • Ndalojnë personat e dyshuar dhe konfiskojnë mallra të padeklaruara, për t’iu shmangur kontrollit doganor ose kryejnë trafik të paligjshëm
  • Bëjnë kontrollin e elementeve të sigurisë, kur është rasti, gjatë transportit të mallrave
  • Zbatojnë urdhrat dhe udhëzime lidhur me kontrollin e mallrave, për parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, korrupsionit dhe çdo trafiku tjetër të paligjshëm

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...