Teknikë fizioterapie dhe ndihmës

Asistenti dhe tekniku i fizioterapisë kryen shërbime dhe trajtime fizioterapie për pacientët të cilët kanë pësuar dëmtime në gjymtyrët e lëvizshëm ose kur këto gjymtyrë kërcënohen nga ndonjë sëmundje apo çrregullim i mundshëm. Ai zbaton planin e terapisë të përcaktuar nga mjeku fiziatër. Ai mund të punësohet në spital shtetëror ose privat, në klinika private dhe qendra estetike.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Organizojnë punën sipas listës së pacientëve për tu trajtuar
  • Zbatojnë planin e trajtimit të pacientit të përcaktuar nga ftiziatri
  • Kryejnë terapi me anë të masazheve fizioterapike
  • Instruktojnë, këshillojnë dhe mbikëqyrin pacientin mbi teknikat e ushtrimeve dhe praktikave të ndryshme që përfshin terapia
  • Kujdesen për mirëqenien psikike dhe psikologjike të pacientit gjatë terapisë duke përdorur teknika motivimi
  • Monitorojnë dhe mbajnë nën kontroll ecurinë e pacientit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...