Mësues të tjerë gjuhe

Mësuesi/ja i/e specializuar e gjuhëve të huaja u mëson të rriturve ose fëmijëve që po mësojnë gjuhë jo-amtare për arsye emigrimi, për përmbushje të nevojave të punës, për të lehtësuar pjesëmarrjen në programe edukimi në gjuhë të huaj ose për kulturë të zhvillimit personal. Ai/Ajo punon jashtë sistemeve të zakonshme edukative, si shkolla fillore, e mesme apo e lartë ose në mbështetje të studentëve dhe mësuesve që janë pjesë e këtyre sistemeve. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë shërbime të mësimit të gjuhëve të huaja, në qendra trajnimi, në institucione arsimore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Vlerësojnë nivelin e aftësisë së gjuhës të individit apo grupit dhe shtrirjen e problemeve me gjuhën
  • Kryejnë planifikimin, përgatitjen dhe dhënien e leksioneve dhe seminareve për grupe ose për individë me përmbajtje dhe shkallë progresioni të përshtatur për nevojat dhe aftësitë e studentëve
  • Kryejnë hartimin dhe prodhimin e materialeve të mësimdhënies
  • Vlerësojnë progresin e individit apo grupit në procesin e aftësimit të gjuhës së huaj
  • Asistojnë individë apo grupe në klasa ku mësimi jepet në gjuhë të ndryshme nga gjuha amtare
  • Japin asistencë ndaj mësuesve të tjerë duke hartuar programe mësimdhënieje të veçanta për individë apo grupe që janë akoma duke mësuar gjuhën kryesore të mësimdhënies
  • Kryejnë caktimin dhe korrigjimin e detyrave, sipas nivelit të arritur në procesin e të nxënit të gjuhës së huaj
  • Kryejnë vlerësimin, regjistrimin dhe raportimin e progresit të studentëve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...