Drejtues të shëndetit publik

Drejtuesit e shëndetit publik planifikojnë, drejtojnë dhe vlerësojnë ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të ofruara në klinika, spitale, qendra shëndetësore, si dhe në çdo institucion tjetër që ofron shërbime shëndetësore.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Drejtojnë në mënyrë të përgjithshme ofrimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet që drejtojnë
  • Përcaktojnë objektivat, nxjerrin urdhra dhe vendosin rregulla në institucionin që drejtojnë
  • Përcaktojnë objektivat, nxjerrin urdhra dhe vendosin rregulla në institucionin që drejtojnë
  • Drejtojnë procesin e rekrutimit, përzgjedhjes, pranimit dhe trajnimit të personelit
  • Monitorojnë përdorimin e pajisjeve spitalore ku përfshihen pajisjet diagnostikuese, shtretërit, si dhe çdo material/pajisje apo medikament tjetër të nevojshëm për ofrimin e shërbimit mjekësor
  • Monitorojnë përdorimin e pajisjeve spitalore ku përfshihen pajisjet diagnostikuese, shtretërit, si dhe çdo material/pajisje apo medikament tjetër të nevojshëm për ofrimin e shërbimit mjekësor
  • Drejtojnë procese si planifikimi i buxhetit, hartimit të raporteve në lidhje me veprimtarinë e institucionit, kryerjen e shpenzimeve dhe arritjen e objektivave
  • Konsultohen me organet qeveritare në lidhje me marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mirëqenies
  • Konsultohen me organet qeveritare në lidhje me marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mirëqenies
  • Përfaqësojnë institucionin në marrëdhënie me institucione të tjera shtetërore si dhe në negociata dhe diskutime, seminare profesionale
loading...
Loading...