Menaxherë të shërbimeve profesionale të paklasifikuar tjetërkund

Në këtë grup të vogël përfshihen drejtuesit e shërbimeve të specializuara të cilët nuk janë të kualifikuar në grupin 12 “Drejtues administrativë dhe komercialë” dhe 13 “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”. Drejtuesit e shërbimeve të tjera të paklasifikuar diku tjetër janë përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe koordinimin e ofrimit të shërbimeve të specializuara profesionale dhe teknike, p.sh. shërbime ligjore, shërbime të sigurisë private etj.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Sigurojnë drejtimin e përgjithshëm të ofrimit të shërbimit dhe të personelit që ofron këtë shërbim
  • Sigurojnë zbatimin e politikave, procedurave, objektivave dhe standardeve nga ana e personelit
  • Drejtojnë procese si planifikimi i buxhetit, hartimi i raporteve në lidhje me ofrimin e shërbimeve, kryerjen e shpenzimeve etj.
  • Sigurojnë bashkëpunimin më njësi të tjera të ofrimit të shërbimeve profesionale
  • Përcaktojnë drejtimet kryesore të shpenzimeve dhe sigurohet që të përdoren me eficiencë dhe efikasitet
  • Sigurojnë logjistikën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve
  • Drejtojnë procesin e përzgjedhjes, pranimit, trajnimit dhe vlerësimit të performancës së personelit.
  • Bëjnë takime me marrësit e shërbimeve me qëllim evidentimin e problematikave.
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
loading...
Loading...