Drejtues financiarë

Drejtuesit financiarë planifikojnë, koordinojnë dhe drejtojnë veprimet financiare të një shoqërie private/shtetërore ose organizate, në konsultim me manaxherët e lartë dhe me drejtuesit e departamenteve të tjera ose drejtuesit e seksioneve.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë, koordinojnë dhe drejtojnë operacionet financiare të një shoqërie private/shtetërore ose organizate
  • Bëjnë vlerësimin e situatës financiare të shoqërisë private/shtetërore apo organizatës, si dhe përgatisin raportet financiare dhe projekt buxhetin
  • Bëjnë konsultime me drejtues ekzekutiv dhe me çdo nëpunës tjetër me qëllim realizimin sa më të mirë të administrimit financiar
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Përcaktojnë rregullat që duhet të ndiqen dhe kontrollojnë zbatimin e tyre
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
  • Përfaqësojnë shoqërinë ose organizatën në marrëdhëniet me organet brenda dhe/ose jashtë vendit, veçanërisht për sa i përket aspekteve financiare

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...