Inxhinierë elektronikë

Inxhinieri/ja e mjedisit kryen kërkime dhe këshillime mbi hartimin dhe zbatimin i drejtpërdrejtë të zgjidhjeve për të parandaluar, kontrolluar ose korrigjuar ndikimet negative të veprimtarisë njerëzore mbi mjedisin, duke përdorur një shumëllojshmëri disiplinash inxhinierike. Ai/ajo kryen vlerësime mjedisore të projekteve të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, aplikon parime dhe metoda inxhinierike për kontrollin e ndotjes, riciklimin dhe depozitimin e mbetjeve, si dhe vlerëson pajtueshmërinë e zbatimit të rregulloreve dhe udhëzimeve mjedisore të ndryshme nga organizatat, duke zhvilluar plane dhe zgjidhje për të mbrojtur, ruajtur, rivendosur, minimizuar dhe parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të mjedisit. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione publike apo private që ofrojnë shërbime të mbrojtjes së mjedisit, institucione arsimore, në laboratorë të ndryshëm apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë hulumtime, vlerësime dhe raportime mbi ndikimin mjedisor të ndërtimeve ekzistuese dhe të propozuara të inxhinierisë civile dhe aktivitete të tjera
  • Kryejnë inspektimin e objekteve industriale dhe komunale për të vlerësuar efikasitetin operativ dhe për të siguruar përputhjen me rregulloret mjedisore
  • Hartojnë dhe mbikëqyrin zhvillimin e sistemeve, proceseve dhe pajisjeve për kontrollin, manaxhimin ose rehabilitimit të ujit, ajrit apo cilësisë së tokës
  • Kryejnë kërkime, testime dhe analiza për të identifikuar burimet e problemeve të mjedisit
  • Vlerësojnë ndikimin që aktivitete, projekte dhe zhvillime të ndryshme potenciale ose të propozuara, mund të kenë në mjedis
  • Rekomandojnë mënyra për të parandaluar, kontrolluar dhe rregulluar ndikimin e problemeve mjedisore
  • Japin rekomandime nëse aktivitetet, projektet dhe zhvillimet e ndryshme duhet të vazhdojnë ose të ndërpriten, në varësi të efektit që kanë mbi mjedisin
  • Zhvillojnë sisteme të manaxhimit të mjedisit dhe koordinojnë zbatimin e tyre për të mundësuar identifikimin, monitorimin dhe kontrollin e ndikimit të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve të organizatave në mjedis
  • Kryejnë auditime për të vlerësuar ndikimin e aktiviteteve, proceseve, mbetjeve, zhurmave dhe substancave ekzistuese në mjedis

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...