Inxhinierë mekanik

Inxhinierët kimike kryejnë kërkime dhe zhvillojnë, këshillojnë ose drejtojnë proceset kimike komerciale dhe prodhimin e një sërë substancash dhe produktesh të tilla si: nafta bruto, derivatet e naftës, produktet ushqimore dhe pijet, ilaçet apo materialet sintetike. Ata drejtojnë mirëmbajtjen dhe riparojnë impiantet dhe pajisjet kimike dhe studiojnë e këshillojnë mbi aspektet kimike të materialeve, produkteve apo proceseve të veçanta.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë studime dhe këshillojnë, e zhvillojnë procese kimike të shkallës komerciale për të përpunuar naftën bruto dhe lëndët e tjera të lëngshme apo të gazta, si dhe për të prodhuar substanca dhe produkte të tilla si: derivatet e karburantit, eksplozive, produkte ushqimore dhe pije, ilaçe apo materiale sintetike
  • Specifikojnë metodat e prodhimit kimik, materialet dhe standardet e cilësisë, si dhe sigurojnë që ato të jenë konform specifikimeve teknike
  • Krijojnë standarde dhe procedura kontrolli për të garantuar sigurinë dhe eficiencën e operacioneve të prodhimit të kimikateve dhe sigurinë në punë të punëtorëve
  • Dizajnojnë pajisjet e impianteve kimike dhe hartimin e proceseve për prodhimin e kimikateve dhe produkteve
  • Kryejnë teste gjatë fazës së prodhimit për të përcaktuar nivelin e kontrollit mbi ndryshimet që hasen, përfshi temperaturën, dendësinë, gravitetin specifik dhe presionin
  • Zhvillojnë procedura të sigurisë së shëndetit në punë
  • Përgatisin llogaritjet e kostove të prodhimit dhe progres raportin e produkteve për personelin manaxhues
  • Kryejnë studime laboratorike të hapave në prodhimin e produkteve të reja dhe testojnë proceset e propozuara në shkallë të vogël, të tilla si impiante pilot

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...