Inspektorë dhe partnerë të shëndetit mjedisor dhe profesional

Inspektorët e shëndetit profesional dhe ruajtjes së mjedisit kryejnë një sërë detyrash dhe funksionesh për të siguruar shëndetin në punë dhe mbrojtjen e komunitetit nga faktorët e ndotjes akustike, kimike e fizike. Ata monitorojnë zbatimin e rregulloreve dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, si edhe Konventa të ratifikuara nga shteti shqiptar për çështje të shëndeti e sigurisë në punë, sigurisë së proceseve të prodhimit të mallrave e produkteve të ndryshme. Ata mund të punësohen në institucione shtetërore të tilla si: Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, Instituti i Shëndetit Publik/ Drejtori Rajonale të Shëndetit Publik, etj.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Informojnë, këshillojnë dhe udhëzojnë përfaqësuesit e punonjësve dhe kompanive mbi rregullat dhe ligjet për sigurinë në punë dhe mjedisin e punës
  • Vlerësojnë kushtet e punës për pozicione të ndryshme në institucione publike, të cilat ndikojnë në vendosjen e pagës
  • Pranojnë kërkesa për inspektim të sinjalizuar në institute ose organizata të caktuara
  • Iniciojnë vizita në subjekte me qëllim inspektimin e kushteve higjieno-sanitare, shëndetësore dhe të sigurisë
  • Iniciojnë vizita në subjekte të ndryshme me qëllim inspektimin e kushteve të prodhimit, ruajtjes dhe konservimit të produkteve sipas rregulloreve përkatëse
  • Kontrollojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kuadrit ligjor shqiptar në subjektet që kontrollohen
  • Mbajnë procesverbal për kontrollin, si edhe procesverbal konstatimi
  • Vendosin afate për subjektin për plotësimin e dokumenteve të munguara
  • Këshillojnë dhe udhëzojnë subjektet për procedurat e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit dhe plotësimin e kërkesave ligjore
  • Verifikojnë nëse është plotësuar dokumentacioni i munguar
loading...
Loading...