Profesionistë higjiene mjedisore dhe shëndeti

Specialisti/ja e higjienës, shëndetit profesional dhe të mjedisit vlerëson, planifikon dhe zbaton programe për të dalluar, monitoruar dhe kontrolluar faktorët mjedisorë që mund të afektojnë shëndetin e njerëzve. Mbikëqyr garantimin e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës, sipas standardeve të caktuara, për të parandaluar sëmundje profesionale ose dëmtime të shkaktuara nga agjentë kimikë, fizikë, radiologjik dhe biologjikë ose faktorë ergonomikë. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, institucione shtetërore e publike për inspektimin e restoranteve, objekteve publike, qendrat industriale, sistemet e shpërndarjes së ujit, vendet e punës e të tjera për të siguruar pajtueshmërinë me standardet e paracaktuara në lidhje me higjienën, kontrollin e ndotjes, trajtimin dhe ruajtjen e substancave të rrezikshme dhe sigurinë në vendin e punës.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë zhvillimin, implementimin dhe rishikimin e programeve dhe politikave për minimizuar rreziqet e mundshme të shëndetit dhe sigurisë gjatë ushtrimit të profesionit
  • Kryejnë përgatitjen dhe implementimin e planeve dhe strategjive për grumbullimin dhe asgjësimin e sigurt, ekonomike dhe të përshtatshme të mbeturinave industriale, mjekësore dhe shtëpiake
  • Zbatojnë programe dhe strategji parandalimi për sëmundjet e transmetueshme dhe substancat e ndotura ose të rrezikshme
  • Zbatojnë programe dhe strategji për sigurinë e ushqimit, trajtimin e ujërave të zeza, cilësinë e ujërave rekreative dhe shtëpiake
  • Identifikojnë burimin e problemeve mjedisore
  • Sugjerojnë metoda për zgjidhjen e problemeve mjedisore
  • Vlerësojnë dhe kontrollojnë rreziqet në mjedisin e punës
  • Kontrollojnë zbatimit e standardeve, ligjeve dhe rregullave për sigurimin e kushteve të përshtatshme të punës, sigurimin e shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit
  • Këshillojnë mbi domosdoshmërinë e zbatimit të standardeve, ligjeve dhe rregullave për parandalimin apo eliminimin e rreziqeve në mjedisi dhe në ambientet e punës
  • Kryejnë zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e programeve për të minimizuar ndotjen e ambientit nga faktorë kimikë, fizikë apo biologjikë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...