Fshesarë dhe punëtorë të shërbimeve të tjera elementare jotë klasifikuar diku tjetër

Punëtorë të shërbimeve të tjera elementare të pa klasifikuar diku tjetër japin dhe mbledhin bileta në vende parkimi, gardëroba apo në vende të tjera për të siguruar sendet personale të klientëve dhe për të ndihmuar klientët në ngjarje argëtuese. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme apo të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Shesin bileta pranimit për klientët
  • Ekzaminojnë biletat për të verifikuar vërtetësinë e tyre, duke përdorur kritere të tilla si ngjyra dhe data e lëshuar
  • Udhëzojnë klientët për daljet apo ofrojnë udhëzime ose ndihmë në rast të emergjencave të tjera
  • Shoqërojnë klientët në tualet, në vende për telefonata, etj
  • Orientojnë shoferët e automjeteve te hapësirat e parkimit
  • Patrullojnë në zonat e parkimit, për të parandaluar dëmtimin e automjeteve dhe vjedhjen e tyre
  • Llogarisin pagesën e parkimit dhe mbledhin paratë për to
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme
loading...
Loading...