Shoferë autobusi

Shoferi i autobusit drejton autobusët për transportimin e udhëtarëve, në distanca të shkurta dhe të gjata apo në vende turistike, duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm dhe duke zbatuar rregullat e transportit rrugor. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme për transportin e të punësuarve apo personelit, në kompani shërbimesh transporti udhëtarësh, shoqëri turistike apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kontrollojnë mjetin motorik para fillimit të punës
  • Drejtojnë autobusin duke siguruar transportin e udhëtarëve në distanca të shkurtra apo të gjata
  • Hapin dhe mbyllin dyert para dhe pasi pasagjerët të ngjiten apo zbresin nga autobusi
  • Kontrollojnë sinjalet dhe ndriçimin, ngrohjen dhe ventilimin në autobusë
  • Kontrollojnë trafikun dhe përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion
  • Kontrollojnë biletën dhe mbledhin tarifën përkatëse të transportit të udhëtarëve kur është e nevojshme
  • Ndihmojnë udhëtarët për bagazhet
loading...
Loading...