Ekonomistë

Ekonomisti bën kërkime, monitoron të dhënat, analizon informacionin, përgatit raporte për të zgjidhur problemet ekonomike të biznesit, shpjegon dhe bën parashikime ekonomike, këshillon biznesin, grupet e interesit, qeverinë për të formuluar zgjidhje për problemet e tyre ekonomike. Ekonomisti bën prognoza si do shkojnë çmimet, kush janë konkurrentët, furnitorët, klientët, strategjitë duke aplikuar metoda statistikore dhe matematikore. Ai mund të punësohet në organizata biznesi dhe institucione publike.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Parashikojnë ndryshimet në një njësi ekonomike, planifikojnë buxhet afatshkurtër, afatgjatë dhe bëjnë vlerësim për investime
  • Formulojnë rekomandime, politika dhe planifikojnë strategji për investime të korporatave
  • Monitorojnë të dhënat ekonomike për politikat fiskale dhe monetare dhe japin këshilla në bazë të tyre
  • Parashikojnë prodhimin e produkteve apo shërbimeve të caktuara, bazuar në të dhënat e konsumit dhe kushteve specifike të industrisë
  • Përgatitin parashikime për të ardhurat dhe shpenzimet, nivelin e interesave dhe të këmbimit valutor
  • Analizojnë faktorët që përcaktojnë punësimin, pagat, papunësinë dhe rezultatet e tjera të tregut të punës
  • Aplikojnë formula matematikore dhe teknika statistikore për të testuar teori ekonomike si dhe u japin zgjidhje problemeve ekonomike
  • Përpilojnë, analizojnë dhe interpretojnë të dhënat ekonomike duke përdorur teoritë ekonomikë dhe teknika të tjera statistikore
  • Vlerësojnë rezultatin e vendimeve politike lidhur me ekonominë dhe financat publike dhe këshillojnë politika ekonomike
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë
  • Kryejnë studime në kushtet e tregut në nivel lokal apo kombëtar për të përcaktuar nivelin e çmimeve dhe shitjeve për produkte e shërbime, për të përcaktuar potencialin e tregut, trendin e ardhshëm dhe për të zhvilluar strategji biznesi
  • Përpilojnë ofertat ekonomike të cilat mund t’u drejtohen njësive publike apo private

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...