Matematikanë, statisticienë dhe profesione të tjera të ngjashme

Matematikani/ja, aktuari/ja dhe statisticieni/ja dhe profesione të tjera të ngjashme kryen kërkime dhe hulumtime mbi teoritë matematikore ose statistikore, zhvillon e aplikon teknika matematikore ose statistikore për zgjidhjen e problemeve në fusha të tilla si shkenca inxhinierike, shkenca natyrore, shoqërore, shkencave të jetës apo në fushën e biznesit, duke përmirësuar dhe zhvilluar koncepte, teori, shembujt operative dhe teknikat matematikore, aktuariale dhe statistikore në një gamë të gjerë të detyrave në fushat e sipërpërmendur dhe shkenca të tjera. Aktuari/ja aplikon teori matematikore, statistikore, probabiliteti dhe risku për të vlerësuar ndikimet e mundshme financiare të ngjarjeve të ardhshme të një organizatë. Ai/Ajo mund të punësohet në universitete, institucione shtetërore, bankare, kompani sigurimesh, pensionesh, kompani konsulente, shoqata profesionale, në kompani konsulente inxhinierike, institucione të tjera që aplikojnë shërbime matematikore, aktuaristike, statistikore apo të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë studimin, përmirësimin dhe zhvillimin e teorive dhe teknikave matematikore, statistikore dhe aktuariale
  • Ofrojnë konsulencë teknike rreth parimeve, modeleve dhe teknikave matematikore për një gamë të gjerë të detyrave në fushën e inxhinierisë, shkencave natyrore, shoqërore apo shkencave të jetës
  • Aplikojnë parimet, modelet dhe teknikat matematikore për një gamë të gjerë të detyrave në fushën e inxhinierisë, shkencave natyrore, shoqërore apo jetës
  • Kryejnë analiza logjike të problemeve të manaxhimit, veçanërisht në lidhje me efektivitetin e input-outputit
  • Formulojnë modele matematikore të problemeve, zakonisht për programim dhe zgjidhje nga kompjuteri
  • Kryejnë hartimin dhe vënien në zbatim të skemave të pensioneve dhe të sigurimit për jetën, shëndetin, shoqërinë dhe llojet e tjera të sistemeve të sigurimit
  • Aplikojnë teori matematikore, statistikore, probabiliteti dhe teori risku për të vlerësuar ndikimet e mundshme financiare të ngjarjeve të ardhshme të organizatës
  • Hartojnë pyetësorë për sondazhet dhe anketa të ndryshme
  • Përgatitin artikuj, dokumente, raporte shkencore apo statistikore
  • Këshillojnë në aplikimin e metodave dhe teknikave të ndryshme statistikore të mbledhjes së të dhënave
loading...
Loading...