Drejtues në ndërtim

Drejtuesit në ndërtim planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë zbatimin e projekteve të inxhinierisë civile, ndërtesave dhe banesave, qoftë si drejtues i një departamenti, një kompanie dhe apo një organizate që nuk ka nivele hierarkike manaxhimi. Ata mbikëqyrin punën e personelit dhe kujdesen për përfundimin e operacionit të ndërtimit në afatin e duhur, në cilësinë e kërkuar dhe brenda buxhetit të planifikuar.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Interpretojnë projektin arkitektonik dhe specifikimet e tij në bashkëpunim me inxhinierët apo specialistët e tjerë të përfshirë
  • Koordinojnë burimet e prodhimit, shpërndarjen e materialeve, impianteve apo pajisjeve
  • Negociojnë me pronarët e ndërtesës, zhvilluesit e pronës dhe nënkontraktorët e përfshirë në procesin e ndërtimit, për të garantuar që projekti të përfundojë në kohë dhe brenda buxhetit të përcaktuar
  • Drejtojnë prokurimet, përgatisin tendera dhe thirrje për kontraktime
  • Operojnë dhe zbatojnë programet e koordinuara të punës në vendet e ndërtimit
  • Sigurojnë zbatimin e kuadrit ligjor për ndërtimin dhe standardet e performancës, cilësisë, kostos dhe sigurisë në punë
  • Zbatojnë kufizimet e vendosura nga planet urbanistike të autoriteteve lokale
  • Nënshkruajnë kontrata për shërbime të specializuara ndërtuese
  • Koordinojnë inspektimet e ndërtimit nga autoritetet relevante
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Mbikëqyrin rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e personelit, si dhe nënkontraktorëve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...