Ndërtues banese

Ndërtuesi i banesave me materiale tradicionale ose jo, ndërton, mirëmban dhe riparon ndërtesat dhe struktura të tjera duke përdorur teknika dhe materiale tradicionale apo moderne të ndërtimit, si p.sh: kashtë, baltë, dërrasë, shtylla, por dhe materiale të tjera apo parafabrikate. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme ndërtimi, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për ndërtim dhe të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Studiojnë projektin për objektin e punës
  • Bëjnë preventivin e punimeve dhe materialeve të duhura
  • Përgatitin terrenin për ndërtimin e ndërtesave apo strukturave të tjera
  • Sigurojnë bazën e nevojshme materiale
  • Sistemojnë veglat e punës dhe materialet e nevojshme sipas procesit të punës
  • Kontrollojnë kuotat e nivelit të sipërfaqes për të caktuar kuotën zero
  • Ndërtojnë strukturat e duhura për të mbështetur çatinë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...