Përfaqësuesi i shitjeve komerciale përfaqëson organizatën për të shitur mallra dhe shërbime të ndryshme për biznese dhe organizata të tjera dhe ofron informacion specifik në lidhje me karakteristikat, funksionet apo cilësitë, çmimet dhe ofertat për produktin apo shërbimin që do të shes. Ai negocion kushtet e kontratës së shitjes, çmimin apo mënyrën e pagesës, përgatit fatura apo dokumente të tjera për regjistrimin shitjeve, dërgesave apo pagesave të kryera, si dhe raporton te personat përgjegjës mbi reagimet e konsumatorëve dhe kërkesat për furnizuesit dhe prodhuesit. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve tregtare apo të vetëpunësohet.
Kontrolluesin e Pagës
- Menaxher i pas shitjeve
- Menaxher llogarie për klientë më shumicë
- Përfaqësues shitjesh
- Përfaqësues shitjesh i produkteve teknike
- Përfaqësues shitjesh inxhinier civil
- Përfaqësues shitjesh për makineri, pajisje, automjete
- Përfaqësues shitjesh për mallra prej metali, metalike
- Përfaqësues shitjesh për materiale shkollor
- Përfaqësues shitjesh për ndërtimin e ndërtesave
- Përfaqësues shitjesh për pajisje elektrike ose komponentë
- Përfaqësues shitjesh për pajisje ose komponentë kompjuterik
- Përfaqësues shitjesh për pajisje ose komponentë ndërtimi
- Përfaqësues shitjesh për prodhimet bujqësore
- Përfaqësues shitjesh për prodhimet kimike
- Përfaqësues shitjesh për produkte financiare
- Përfaqësues shitjesh për produkte gome, plastike
- Përfaqësues shitjesh për produkte ushqimor, pije, duhani
- Përfaqësues shitjesh për qelq, produkte qelqi
- Përfaqësues shitjesh për rroba, veshje lëkure
- Përfaqësues shitjesh për veprimtari instaluese të ndërtimit
- Përfaqësues shitjesh, për të gjithë produktet e tjerë
- Shitës makinash
Detyrat
- Identifikojnë dhe vendosin kontakte me individë ose organizata potenciale për të tregtuar produkte
- Marrin informacion në lidhje me klientët dhe produktet, nevojat, problemet, historinë e produktit dhe praktikat e biznesit për realizimin e shitjeve, apo prezantimeve efektive dhe të përshtatshme
- Sigurojnë informacion në lidhje me kushtet e tregut duke ndjekur ecurinë e kompanisë, si dhe shërbimet apo produktet konkurruese
- Informojnë klientët mbi çmimet dhe ofertat që ofrohen nga kompania në mënyrë të vazhdueshme
- Informojnë konsumatorët e ardhshëm me informacion në lidhje me karakteristikat, funksionet apo cilësitë e produkteve dhe pajisje për shitje
- Demonstrojnë përdorimin e produkteve apo pajisjeve për shitje, kur është e nevojshme
- Nxitin porositë dhe shitjen e mallrave në shitjet me pakicë, me shumicë, në qendrat e biznesit apo individë, në qendra industriale dhe të tjera