Drejtor të burimeve njerëzore

Drejtorët e burimeve njerëzore dhe të politikave hartojnë, koordinojnë dhe drejtojnë planet dhe politikat që kanë të bëjnë me personelin, marrëdhëniet e këtyre të fundit me punën dhe veprimtarinë në lidhje me të drejta dhe detyrimet e punonjësve, në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në punë. Ata drejtojnë burimet njerëzore të një shoqërie private/shtetërore apo organizate, si dhe në çdo institucioni shtetëror apo organizate të rëndësisë së veçantë. Janë drejtues të lartë, të cilët vetëm apo së bashku me të tjerët përcaktojnë nevojën për burime njerëzore të institucionit.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë burimet njerëzore për realizimin e politikave dhe objektivave të shoqërisë, organizatës ose institucionit
  • Planifikojnë dhe organizojnë procedurat e rekrutimit, përzgjedhjes, trajnimit, promocionit, transferimit dhe shkarkimit të personelit si dhe nënshkruajnë në emër të punëmarrësit kontratën e punës
  • Organizojnë negociata për përcaktimin e strukturave të pagave dhe kushteve të punësimit
  • Mbikëqyrin çështje që lidhen me sigurinë në punë dhe shëndetin e punonjësve
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Përcaktojnë rregullat që duhet të ndiqen dhe kontrollojnë zbatimin e tyre
  • Përcaktojnë kriteret që duhet të ndiqen, në rastet e ristrukturimit, vetëm apo në bashkëpunim me eprorët
  • Raportojnë tek eproret mbi ecurinë e politikave që lidhen me burimet njerëzore të institucionit
  • Përfaqësojnë (shoqërinë, institucionin, organizatën) në takime të ndryshme që kanë lidhje me të drejtat dhe detyrimet e burimeve njerëzore të institucionit.
  • Raportojnë te eprorët për punën dhe marrim sugjerime, vlerësime ose kritika
  • Përfaqësojnë shoqërinë ose organizatën në marrëdhëniet me organet brenda dhe/ose jashtë vendit, veçanërisht për sa i përket aspekteve financiare

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...