Bukëpjekës

Bukëpjekësi merret me sigurimin e lëndës së parë të nevojshme për prodhimin e produktit të kërkuar, përgatit makineritë apo pajisjet për përgatitjen e brumit për bukë të llojeve të ndryshme, bën pjekjen, ambalazhimin dhe ruajtjen e tyre. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimi ushqimore, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit ushqimor, apo edhe të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Marrin porosinë nga klientët për llojin dhe formën e bukës që do të prodhojnë
  • Bëjnë preventivin e materialeve të duhura për prodhimin e brumit për sasinë e produktit të kërkuar
  • Sigurojnë lëndën e parë të nevojshme për prodhimin e produktit të kërkuar
  • Përgatitin makineritë apo pajisjet për punë
  • Kryejnë peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë që do të përdorin për prodhimin e brumit të nevojshëm për produktin e kërkuar
  • Hedhin sasitë e duhura të miellit, kripës, ujit, majasë apo përbërësve të tjerë, (sipas llojit të produktit që do të prodhojë) në brumatriçe apo enën e duhur për t’u përzier
  • Bëjnë përzierjen e masës me dorë apo brumatriçe deri sa të bëhet lidhja e brumit
  • Nxjerrin brumin nga brumatriçja apo ena ku është bërë përzierja dhe e lënë për çlodhje

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...