Asistentë mësuesish

Asistenti mësues kryen detyra jo mësimdhënëse, por punon në ndihmë të personelit mësimdhënës dhe ofron kujdes dhe mbikëqyrje për fëmijët e sistemit shkollor dhe parashkollor. Asistenti mësues bashkëpunon me mësuesit për të nxitur elementët edukativë dhe social tek fëmijët që janë regjistruar në një program mësimor.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Ndihmojnë fëmijët në mënyrë individuale për të përfituar aftësi të jetës në shoqëri
  • Kontrollojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që rrisin kapacitetet fizike, shoqërore, emocionale dhe intelektuale të fëmijëve në arsimin parashkollor dhe atë fillestar shkollor
  • Ndihmojnë në përgatitjen e materialeve dhe pajisjeve që duhen për shkollë dhe për aktivitete jashtë-shkollore, në vende rekreative apo qendra ditore
  • Ndihmojnë në njohjen dhe përdorimin e pajisjeve audio-vizuale, kompjuterëve dhe mjeteve të tjera ndihmëse
  • Shpërndajnë dhe mbledhin materiale të lidhura me mësimet
  • Mbikëqyrin veprimet në lojëra që organizohen në mënyrë spontane, të paplanifikuara
  • Organizojnë aktivitete duke marrë në konsideratë moshën dhe njohuritë e fëmijëve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...