Asistentë dentarë dhe terapistë

Asistenti dentist dhe terapeutët kryejnë një sërë detyrash që kanë lidhje me shërbimet për kujdesin bazë të dhëmbëve, për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet dhe çrregullimet e dhëmbëve dhe të gojës, sipas planit të vendosur nga një dentist ose profesionistë të tjerë të shëndetit. Ai mund të punësohet në klinikë dentare shtetërore ose private.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Këshillojnë individët dhe pacientët për higjienën dentare, si edhe për masa parandaluese ndaj rreziqeve potenciale të shëndetit të dhëmbëve dhe gojës
  • Asistojnë mjekun në aktivitetin e tij të zakonshëm
  • Përgatitin pacientët për ekzaminim ose trajtim tek dentisti duke iu shpjeguar procedura dhe pozicionime të caktuara
  • Sigurojnë furnizimin me materiale dentare në tavolinën e mjekut
  • Plotësojnë kartelën me të dhënat e përgjithshme të pacientit
  • Përdorin njohurinë dhe eksperiencën për dhënien e ndihmës së shpejtë
  • Mirëmbajnë ambientin e punës, duke pastruar sipërfaqet dhe mjetet e punës së mjekut dentist
  • Sterilizojnë veglat e punës duke përdorur në mënyrë korrekte pajisjet përkatëse

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...