Dentistë

Dentisti/ja diagnostikon, trajton dhe parandalon sëmundje, dëmtime, parregullsi dhe keqformime të dhëmbëve, gojës, nofullës dhe indeve të tjera të lidhura me to, duke aplikuar principet dhe procedurat e stomatolgjisë moderne. Ai/Ajo përdor një game të gjerë teknikash të specializuara diagnostike, kirurgjikale dhe të tjera për të promovuar dhe restauruar shëndetin oral. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime dentare apo të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Diagnostikojnë sëmundje, dëmtime, parregullsi dhe keqformime të dhëmbëve, pjesëve të tjera të gojës dhe të nofullës
  • Ofrojnë këshilla dhe kujdes parandalues për problemet e shëndetit oral
  • Kryejnë administrimin e anestezisë për të kufizuar dhimbjet e pacientët gjatë procedurave
  • Përshkruajnë mjekime për lehtësimin e dhimbjeve pas procedurave
  • Ofrojnë kujdes oral restaurues si: implante, restaurimin e kurorës dhe ura fikse
  • Kryejnë trajtime kirurgjikale si: ekstraktimin e dhëmbëve, biopsi të indeve etj.
  • Marrin masat e nofullave dhe dhëmbëve të pacientëve për të përcaktuar formën dhe madhësinë e protezave dentare
  • Kryejnë dizenjimin, prodhimin dhe përshtatjen e pajisjeve protetike si: telat dentare, urat dhe protezat
  • Restaurojnë funksionalitetin oral me anë të protezave orale fikse ose të lëvizshme
  • Asistojnë në diagnostikimin e sëmundjeve që kanë shfaqje simptomash në gojë si p.sh. diabeti
  • Edukojnë pacientët dhe familjarët mbi higjienën orale, ushqimin dhe masa të tjera të kujdesit për shëndetin oral
  • Mbikëqyrin punën e higjienistëve dentare, asistentë dentare dhe personel tjetër mbështetës

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...