Artistë vizualë

Skulptorët, piktorët dhe artistë të tjerë të arteve vizuale krijojnë dhe zbatojnë punime arti duke bërë skulpturë, pikturuar, vizatuar, krijojnë animime, gdhendin apo përdorin teknika të tjera.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Konceptojnë dhe zhvillojnë ide, skica dhe stile pikturimi, vizatimi dhe skulpture
  • Rregullojnë objekte, pozicionojnë modele dhe përzgjedhin peizazhe dhe forma të tjera vizuale në përputhje me qëllimin që kanë përzgjedhur
  • Përzgjedhin materiale, metoda dhe modele artistike
  • Krijojnë forma përfaqësuese, apo abstrakte tredimensionale, apo relieve duke u dhënë formë, gërmuar apo punuar dhe kombinuar materiale të tilla si dru, gur, argjile, metal, akull apo letër
  • Krijojnë vizatime dhe piktura përfaqësuese apo abstrakte duke përdorur, lapsa, bojë, kalk, bojëra vaji, bojëra uji apo nëpërmjet aplikimit të teknikave të tjera
  • Krijojnë vizatime dhe gdhendje apo krijojnë gravura në metal, dru apo materiale të tjera
  • Krijojnë animime për të treguar persona dhe ngjarje, shpeshherë në karikaturë
  • Restaurojnë piktura dhe objekte të tjera arti të dëmtuara, ndotura apo venitura.

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...