Arkivistë dhe përgjegjës muzeu, galerie etj

Arkivistët dhe kuratorët mbledhin, vlerësojnë dhe sigurojnë ruajtjen dhe mirëmbajtjen e përmbajtjes së arkivave, artifakteve dhe të dhënave historike, kulturore, administrative dhe interesit artistik të artit dhe objekteve të tjera. Ata planifikojnë, krijojnë dhe zbatojnë sisteme për mirëruajtjen e të dhënave dhe dokumenteve të vlefshme historike.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Vlerësojnë dhe ruajnë të dhënat për qëllime administrative, historike, ligjore, evidencash dhe qëllime të tjera
  • Drejtojnë ose zhvillojnë indekse, bibliografi, kopjojnë mikrofilmat apo materiale të tjera dixhitale, si dhe referenca të tjera që ndihmojnë për të mbledhur materialin dhe ua vënë në dispozicion përdoruesve
  • Kërkojnë origjinën, shpërndarjen dhe përdorimin e materialeve dhe objekteve të interesit kulturor dhe historik
  • Organizojnë, zhvillojnë dhe mirëmbajnë koleksionet e artikujve me vlerë artistike, kulturore, shkencore dhe historike
  • Drejtojnë ose ndërmarrin klasifikimin dhe katalogimin e koleksioneve të muzeut apo galerisë së arteve dhe organizojnë ekspozita
  • Kërkojnë, vlerësojnë informacionin dhe zhvillojnë, organizojnë dhe mirë ruajnë dokumente të rëndësishme historike si shkresa zyrtare, shkresa private, fotografi, harta, dorëshkrime dhe materiale audio-vizuale
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë
  • Planifikojnë dhe zbatojnë manaxhimin e kompjuterizuar të arkivave dhe të dhënave elektronike
  • Organizojnë ekspozita në muzeume dhe galeri arti, duke promovuar ekspozitat dhe duke paraqitur në mënyrë të veçantë sende të interesit të përgjithshëm, për interesa të veçanta apo për qëllime edukimit
  • Vlerësojnë dhe përftojnë materiale arkivore për të ndërtuar dhe zhvilluar një koleksion për qëllime studimore.

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...