Librarë, bibliotekist dhe profesione të ngjashme

Librarët, bibliotekistët dhe profesionistë të ngjashëm të informacionit kanë lidhje me informacionin, koleksionojnë, përzgjedhin, zhvillojnë, organizojnë dhe mirëmbajnë koleksionet e bibliotekës, ofrojnë shërbime të tjera në bibliotekë dhe u japin përdoruesve informacionin që kërkojnë.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Organizojnë, zhvillojnë dhe mirëmbajnë koleksionin sistematik të librave, revistave periodike dhe botimeve të tjera, të materialeve të regjistruara audio-vizuale ose dixhitale
  • Përzgjedhin dhe rekomandojnë blerjen e librave dhe materialeve të tjera të printuara ose audiovizuale ose të dixhitalizuar
  • Organizojnë, klasifikojnë dhe katalogojnë materialet në bibliotekë
  • Manaxhojnë huamarrjen nga biblioteka dhe praktikat e shkëmbimit ndërmjet bibliotekave të tjera dhe manaxhojnë rrjetin e informacionit
  • Nxjerrin materiale dhe sigurojnë informacione për bizneset dhe përdorues të tjerë bazuar në koleksion ose në bibliotekë dhe në sistemin e informacionit
  • Bëjnë studime dhe analiza ose modifikojnë bibliotekën dhe shërbimet e informacionit në përputhje me ndryshimet e nevojave të përdoruesve
  • Hartojnë dhe zbatojnë skema dhe modele konceptuale për ruajtjen, organizimin, klasifikimin dhe nxjerrjen e informacionit
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë
  • Bëjnë kërkime manuale, on-line dhe interaktive me referencë median për shkëmbimet ndërmjet bibliotekave dhe funksione të tjera për të asistuar përdoruesit që të kenë akses ndaj materialeve të bibliotekës

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...