Zhytës nënujorë

Zhytësi nënujor punon nën sipërfaqen e ujit, duke përdorur aparate të frymëmarrjes nënujore për të inspektuar, instaluar, riparuar dhe për të zhvendosur pajisjet dhe strukturat nënujore. Ai kryen teste apo eksperimente, pajis me eksplozivë, fotografon strukturat nënujore apo jetën nënujë si edhe gjen e nxjerr jashtë ujit individë apo sende të ndryshme.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Marrin masat e sigurisë, të tilla si monitorimin e gjatësisë dhe thellësisë së zhytjeve dhe bëjnë regjistrimet përkatëse tek autoritetet përkatëse përpara se ekspedita zhytëse të fillojë
  • Kontrollojnë dhe mirëmbajnë pajisjet e zhytjes të tilla si helmeta, maska, bombolat e ajrit, kostumin e zhytjes, pajimet dhe aparatet matëse
  • Zbresin nën ujë duke përdorur mjete ndihmës zhytje në ujë, pajisje zhytjeje dhe kostum zhytjeje
  • Punojnë nën ujë për të ndërtuar dhe riparuar ura, kalatave dhe themele muri për portet
  • Inspektojnë për dëmet e dyshuara duke bërë dhe riparime të vogla si ciflimet e anijeve apo edhe në impiantet dhe instalimet e ndryshme nënujore
  • Raportojnë mbi gjendjen e anijeve të mbytura
  • Zhvendosin pengesat nënujore
  • Shpojnë bira për të vendosur lëndë eksplozive për të kryer shpërthime nën ujë
  • Kryejnë detyra të tjera nënujore të lidhura me punime për shpëtim apo nxjerrjen e trupave të mbytur
  • Ndërsa janë nën ujë, komunikojnë me punonjësit e tjerë në sipërfaqe duke përdorur linjë telefonike apo sinjalistikë
  • Marrin informacion për detyrën që do të kryejnë me zhytje nën ujë si edhe për kushtet e mjedisit
  • Kryejnë punime të tjera të ngjashme si këto
loading...
Loading...