Punëtorë në ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve digave dhe të ngjashme

Punëtorët në ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve digave dhe të ngjashme kryejnë punë të përditshme në sektorin e ndërtimeve të objekteve, në mirëmbajtjen e rrugëve, hekurudhave, digave, në hapjen kanaleve dhe punimeve të tjera të infrastrukturës civile urbane.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Gërmojnë dhe mbushin gropa dhe kanale duke përdorur mjete pune dore
  • Heqin dhe përhapin rërë, zhavorr, çimento dhe materiale të tjera të ngjashme duke përdorur lopatën si mjet pune dore
  • Copëtojnë dhe presin gurë, shtresa betoni dhe shtresa bitumi duke përdorur çekiçë dore apo pneumatikë
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë materiale dhe pajisje ndërtimi si dhe materiale të gërmuara
  • Pastrojnë vendin ku punohet dhe rreth e qark tij dhe zhvendosin pengesa të mundshme
loading...
Loading...