Zejtarë në tekstil, lëkurë dhe materialesh të ngjashme

Punëtori i prodhimit të maskave merret me vizatimin e modelit, përgatitjen e kallëpit në forma të ndryshme, prerjen dhe përgatitjen e letrës për ta përdorur më pas për prodhimin e maskës sipas kallëpit. Ai bën lyerjen, dizenjimin, prerjen, vendosjen e aksesorëve të ndryshëm sipas modelit. Punëtorë të prodhimit të maskave mund të punësohen në kompani të prodhimit të maskave apo të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Parapërgatitin vendin, mjetet, veglat dhe materialet e punës
  • Komunikojnë me klientin për marrjen e porosisë
  • Bëjnë preventivin sipas porosisë së marrë në sasi, cilësi dhe formë
  • Konsultohen me kolegë për punimet që duhen bërë
  • Përgatitin bazën materiale dhe mjetet e duhura të punës
  • Vizatojnë modelin e paracaktuar duke bërë dhe konsultime me klientin, në se është e domosdoshme
  • Përgatitin kallëpin sipas modelit të kërkuar në allçi, në plastik apo material tjetër
  • Zbërthejnë modelin në elementët përbërës të tij
  • Presin letrën (letër e trashë, e përshtatshme për maska) në forma të ndryshme sipas modelit të paracaktuar
  • Bëjnë lagien e formave të letrës me ujë
  • Bëjnë lyerjen formave të letrës me lëndë ngjitëse të parapërgatitur (përzierje e miellit me ujë, që më pas vlohet)
  • Bëjnë ngjeshjen e letrave të lyera me lëndë ngjitëse, sipas kallëpit në 3-4 shtresa
  • Heqin materialin nga kallëpi dhe e lënë të thahet në mënyrë natyrale
  • Kryejnë zbardhimin e letrës duke e lyer me bojë të bardhë
loading...
Loading...