Zejtarë druri, shportarie dhe materialesh të ngjashme

Gdhendësi, skalitësi dhe dekoruesi i qelqit dhe qeramikës zbukuron me anë të këtyre proceseve, artikuj të bërë prej qelqi, qeramike dhe materiale të tjera. Ai planifikon, skicon dhe vendos germa, numra, shenja dalluese dhe pamje të ndryshme duke lënë gjurmë, duke skalitur apo bërë gravura, apo zbukurime të tjera, mbi sende prej xhami, prej qeramike dhe në artikuj të tjerë të ngjashëm. Gdhendësi, skalitësi i qelqit dhe dekoruesi i qelqit dhe qeramikës punon sende dhe objekte të tilla si skulptura prej qeramike, pajisje për tavolinë apo për kuzhinë për nevoja shtëpiakë apo për tregti, sende për dhurata, objekte qeramike për kopshte, për bizhuteri si edhe pllaka për mure dhe dysheme.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Vendosin në radhë në bankon e punës, sende që do të punohen, si ato me sipërfaqe të sheshtë ashtu edhe ato me sipërfaqe të rrumbullakosur
  • Zgjedhin dhe montojnë në torno pajisjen për gdhendje rrethore dhe mitrën për gdhendje këndore
  • Pajisin procesin gdhendës me ujë për të ftohur makinerinë dhe për të parandaluar pluhurin kur ciflon qelqin
  • Pozicionojnë dhe vendosin shtrënguar në morsetë sendet që do të punohen, qofshin ato në formë të sheshtë apo edhe ato me formë cilindrike
  • Përcaktojnë parametrat e makinerisë dhe lëvizin levat mbi sendet në formë të sheshtë apo cilindrike për të riprodhuar dizenjot e përcaktuara
  • Skicojnë, gjurmojnë, apo theksojnë linjat apo dizenjot në punimet e kryera, në format e sheshta, kubike apo cilindrike, duke përdorur kompase, gjurmëzues ose lapsa të posaçëm
  • Realizojnë pamje dekorative të hartuara me dorë të lirë mbi objekte qeramike, qelqi, të tilla si shandanë, llambadarë, vazo, qypa etj.
  • Vendosin pamje zbukuruese mbi artikuj të ndryshëm të prodhuar prej qelqi e qeramike me anë të një letre speciale dekorative
  • Zgjedhin materialin e përshtatshëm për ta përputhur me modelin e dizenjimit
  • Punojnë elementeve vizuale, të tilla si linjat, hapësirat, masën, ngjyrat në mënyrë që të prodhohen efektet e dëshiruara si ilustrim të ideve, qëndrimeve apo emocioneve
  • Skicojnë dhe pikturojnë në një ose më shumë gjuhë, shkronja, numra, shenja dalluese dhe skica për të dhënë pamjen e duhur mbi sendin që punohet
loading...
Loading...