Punëtor dhe montues të makinave drupunuese

Punëtori dhe montuesi i makinave drupunuese monton dhe operon makineri të proceseve të ndryshme drupunuese. Ai lexon dhe interpreton specifikimet ose udhëzimet e produktit të dhënë dhe programon makineritë për proceset e ndryshme të punës. Monitoron makineri dhe njofton për ecurinë e tyre. Ai bën sharrime preçize, gdhendje, modelime, shpime, kthime, lustrime, zumparime etj. të drurit me makineritë përkatëse. Prodhon, riparimin dhe bashkon elementët të mobilieve dhe produkte të tjera prej druri duke zgjedhur veglat dhe pajisjet e përshtatshme për proceset e ndryshme të punës. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh apo prodhimesh druri apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë matje dhe bëjnë skicime të thjeshta për prodhimin e produkteve të ndryshme prej druri
  • Lexojnë dhe interpretojnë specifikimet ose udhëzimet të produktit të dhënë
  • Prodhojnë (formësojnë) ose riparojnë elementët, pjesët për mobilie dhe produkte të tjera druri
  • Bashkojnë elementët, pjesët për mobilie dhe produkte të tjera druri
  • Kryejnë kontrollin fizik të makinerive dhe vendit të punës
  • Bëjnë skuadrimin e makinerisë së përpunimit të drurit
loading...
Loading...