Teknikë veterinerë dhe ndihmës

Asistenti dhe tekniku veteriner kryen një sërë detyrash këshilluese, diagnostikuese dhe parandaluese që kanë lidhje me mbrojtjen e shëndetit të kafshëve për të mbrojtur shëndetin publik.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Këshillojnë komunitetin dhe individët mbi trajtimin e kafshëve dhe të sëmundjeve e dëmtimeve të tyre
  • Kryejnë vizita të kafshëve që paraqiten në klinikë/spital duke i vizituar për të diagnostikuar sëmundjet
  • Asistojnë veterinerin në kryerjen e operacioneve të ndryshme
  • Mirëmbajnë dhe sterilizojnë mjetet e ekzaminimit dhe të trajtimit të kafshëve
  • Mirëmbajnë dhe sterilizojnë mjetet e ekzaminimit dhe të trajtimit të kafshëve
  • Përgatitin dhe mbajnë kafshët e ardhura në klinikë/spital për trajtimin apo vizitën që do të kryejnë
  • Ekzekutojnë vaksinat tek kafshët sipas skemës veterinare të vaksinave
  • Bëjnë pastrimin e gurëzave të dhëmbëve të kafshëve dhe ndihmojnë veterinerin për procedura të tjera të dhëmbëve të kafshëve
  • Bëjnë grafi dhe analiza të tjera laboratorike me qëllim testimin e parametrave të shëndetit të kafshëve për tu trajtuar
  • Kryejnë detyra dhe procedura të tjera teknike për farëzimin artificial të kafshëve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...