Roje personale

“Punëtorë të kujdesit për kafshët” kujdeset, ushqen, trajton, ndihmon dhe mëson kafshët, si edhe ndihmon veterinerët, specialistët e shëndetit të kafshëve dhe teknikët e strukturave veterinare, strehuesit e kafshëve, vendet e rritjes dhe të ushqimit të tyre, kopshtet zoologjike, laboratorët, shtëpitë, hotelet e fushimit të qenve, spitalet e kafshëve, dyqanet e shitjeve të kafshëve shtëpiake, shkollat e mësimit të kalërimit, shkollat e stërvitjes së qenve dhe strukturat të ngjashme në shërbim të kafshëve.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Lajnë, pastrojnë dhe ushqejnë kafshët
  • Shoqërojnë kafshët në ambientet e trajtimit dhe përkujdesen për qetësinë e tyre gjatë trajtimit
  • Merr masa për regjistrimin e kafshëve në organet përkatëse
  • Pastrojnë dhe sterilizojnë mjetet e punës të tilla si instrumentet e kirurgjisë veterinare
  • Vendosin etiketa emërtimi në ilaçet dhe preparatet farmaceutike në shërbim të kafshëve
  • Sterilizojnë shishet dhe epruvetat, si edhe pajisje të tjera që përdoren për kafshët
  • Pastrojnë, riparojnë dhe dezinfektojnë vendqëndrimet e tyre si stalla, kafaze, shtretër, oborre dhe vende të tjera të rrethuara
  • Mbajnë dhe regjistrojnë informacione mbi kafshët si pesha, madhësia, kushtet fizike etj
  • Kujdesen për gjendjen fizike të kafshëve duke u kujdesur për trajtimet e ilaçet e marra, llojin dhe mënyrën e ushqimit
loading...
Loading...