Fizioterapistë

Fizioterapisti/ja vlerëson, planifikon dhe implementon programe rehabilitimi që përmirësojnë ose rikthejnë funksionet motore te njeriu, maksimizojnë aftësinë e lëvizjes, lehtësojnë dhimbjet dhe trajtojnë ose parandalojnë probleme të tjera fizike lidhur me plagosjet, sëmundjet apo dëmtime të tjera. Ai/Ajo përdor një gamë të gjerë terapish dhe teknikash fizike si: lëvizje, ngrohje, ultratinguj, lazer dhe teknika të tjera. Ai/Ajo mund të punësohet në spitale, klinika, industrisë, organizatat sportive, qendrat e rehabilitimit, objekte të shërbimeve sociale, në institucione private ose të vetë- punësohen.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Administrojnë testime të aftësive funksionale të muskujve, nervave dhe artikulacioneve për të identifikuar dhe vlerësuar problemet fizike të pacientëve
  • Përcaktojnë qëllimet e trajtimit në bashkëpunim me pacientin
  • Kryejnë zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e programeve dhe trajtimeve, duke përdorur vetitë terapeutike të aktivitetit fizik, nxehtësisë, të ftohtit, masazheve, hidroterapisë, elektroterapisë, dritës infra të kuqe e ultraviolet dhe ultratingujve për trajtimin e pacientëve
  • Instruktojnë pacientët dhe familjarët e tyre për procedurat që duhen vazhduar jashtë ambienteve klinike
  • Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit
  • Krijojnë programe për të përmirësuar funksionet kardiotorakale, kardiovaskulare dhe respirator
  • Mbikëqyrin punën e asistentëve apo punonjësve të tjerë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...