Specialistë të rrjetit të kompjuterit

Specialistët e rrjetit të kompjuterit studiojnë, analizojnë dhe rekomandojnë strategji për arkitekturën dhe zhvillimin e rrjeteve, zbatojnë, menaxhojnë, ruajnë dhe konfigurojnë rrjetet harduerë dhe softuerë dhe monitorojnë problemet e krijuara, si dhe optimizojnë performancën e tyre.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Analizojnë, zhvillojnë, interpretojnë dhe vlerësojnë dizenjimin kompleks të sistemeve dhe arkitekturën, modelin e diagramat dhe zhvillojnë, konfigurojnë dhe integrojnë sistemet kompjuterike
  • Studiojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe monitorojnë infrastrukturën e rrjetit për të siguruar që rrjetet janë konfiguruar për të operuar me performancë optimale
  • Kryejnë ose rekomandojnë përmirësime në operacionet e rrjetit, në harduerë apo softuerë të integruara, në sistemet e komunikimit dhe ato operative
  • Ofrojnë aftësitë e tyre specialiste në mbështetjen dhe zgjidhjen e problemeve dhe emergjencave në rrjet
  • Instalojnë, konfigurojnë, testojnë, mirëmbajnë dhe administrojnë rrjete të reja të avancuara si dhe aplikacione softuerë të bazës së të dhënave, servera dhe rrjete kompjuterike
  • Përgatisin procedura e dokumente për inventarin e rrjetit
  • Regjistrojnë diagnozat dhe zgjidhjet e defekteve në rrjet, përforcimet dhe modifikimet e rrjetit dhe gjithë instruksionet e mirëmbajtjes

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...