Shoqërues udhëtimesh (stjuardesat)

Shoqëruesi dhe administruesi i udhëtimeve administron dhe siguron komoditetin dhe sigurinë e pasagjerëve gjatë udhëtimeve, siguron ushqime, pije dhe shërbime të tjera personale, kryesisht në transportin me avion.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kontrollojnë biletat dhe sigurojnë vendin e rezervuar në avion/anije të pasagjerëve
  • Njoftojnë dhe demonstrojnë sigurinë dhe procedurat e emergjencës si përdorimin e oksigjenit, maskat mbrojtëse, rripat e sigurimit dhe xhaketat e shpëtimit në raste nevoje
  • Gjatë udhëtimit, shërbejnë ushqime dhe pije të parapërgatitura dhe mbledhin paratë nga blerjet e pasagjerëve
  • Kontrollojnë dhe sigurojnë batanije, materiale për lexim dhe mjete të tjera të mjaftueshme për udhëtim
  • Kujdesen për nevojat e përgjithshme dhe komoditetin e pasagjerëve duke i sqaruar dhe përgjigjur pyetjeve të udhëtarëve
  • Sigurojnë mbajtjen e pastër të kabinave gjatë udhëtimit
  • Ndihmojnë udhëtarët gjatë udhëtimit, në raste emergjente si evakuim ose ulje emergjente të avionit
  • Sigurojnë gjendjen funksionale të kutisë së ndihmës së shpejtë për udhëtarët në avion ose anije
  • Japin informacione udhëtarëve në lidhje me motin, lartësitë, rrugët, procedurat emergjente, kohën e udhëtimit, etj
  • Njoftojnë pasagjerët për ndalesën/uljen dhe nisjen e mjetit të udhëtimit
  • Përcaktojnë asistencë të veçantë për fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...