Drejtues të furnizimit dhe shpërndarjes

Drejtuesit në furnizim e shpërndarje drejtojnë dhe koordinojnë furnizimin, transportimin, magazinimin dhe shpërndarjen e të mirave, qoftë si drejtues i një departamenti, një kompanie dhe apo një organizate që nuk ka nivele hierarkike manaxhimi. Ata përcaktojnë strategjitë, mbikëqyrin gjithë transaksionet e lëvizjes së produkteve, duke garantuar mbërritjen te konsumatori në kohë optimale dhe në cilësinë e kërkuar.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Përcaktojnë, zbatojnë dhe monitorojnë strategjitë, politikat dhe planet për blerjen, magazinimin dhe shpërndarjen e të mirave
  • Përgatitin dhe zbatojnë plane për të ruajtur nivelet e kërkuara të stokut, me kosto minimale
  • Negociojnë kontrata me furnizuesit për të plotësuar kërkesat e cilësisë, kostos dhe shpërndarjes
  • Monitorojnë dhe rishikojnë sistemet e magazinimit dhe inventarit për të plotësuar kërkesat e furnizimit dhe nivelet e stokut
  • Operojnë sistemet e regjistrimit për të ndjekur gjithë lëvizjet e të mirave dhe për të siguruar ri-porositjen dhe ri-magazinimin në kohë optimale
  • Diskutojnë me departamente të tjera dhe me konsumatorë lidhur me kërkesat për mallrat që dalin dhe eficiencën e transportit të tyre
  • Mbikëqyrin regjistrimin e transaksioneve të blerjeve, magazinimit dhe shpërndarjes
  • Krijojnë dhe menaxhojnë buxhetet, kontrollojnë shpenzimet dhe sigurojnë përdorimin eficient të burimeve
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Përcaktojnë rregullat që duhet të ndiqen dhe kontrollojnë zbatimin e tyre
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
loading...
Loading...